TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një krim i rëndë tronditi kryeqytetin, ku një 40-vjeçare vrau me thikë motrën e saj. Fillimisht, familja raportoi për një vdekje natyrale të 37-vjeçares Armanda Pushani, por më pas u zbulua se viktima kishte plagë të shkaktuara me mjet prerës.
Policia është njoftuar rreth orës 11:40 ditën e djeshme se në rrugën “Hajdar Hidri”, se shtetasja Amanda Pushani, 37 vjeçe, kishte ndërruar jetë dyshohet për shkaqe natyrale. Motra e saj Marsela Pushani, me profesion mësuese dhe punonte në një shkollë në kryeqytet është arrestuar nga Policia si autore e ngjarjes, teksa dyshohet se krimi ka ardhur pas një konflikti mes saj dhe viktimës.
Krimi dyshohet se ndodhi për shkak se viktima ishte e alkoolizuar dhe agresive në familje. Dy vajzat jetonin me nënën e tyre në një banesë në rrugën “Hajdar Hidri” në kryeqytet.
Kështu ka deklaruar dhe autorja Marsela Pushani e arrestuar nga Policia menjëherë pas krimit. Në dëshminë e zbardhur mësohet se ajo ka thënë se ka vepruar për vetëmbrojtje, pasi 37-vjeçarja i kishte kërcënuar se do t’i vriste.
”Veprova në kushtet e vetëmbrojtjes, na kërcënoi se do na vriste. Prej më shumë se 10 vitesh, motra Amanda Pushani ishte e alkoolizuar dhe problematike. Debatuam me të që të linte alkoolin, por Amanda më kërcënoi mua dhe mamanë”, ka thënë 40-vjeçarja kur është marrë në pyetje nga Policia.
Autorja e krimit punonte si mësuese gjuhe në një shkollë në kryeqytet dhe dy vajzat jetonin me nënën e tyre në një banesë. Ajo dhe e ëma kanë deklaruar se viktima Amanda Pushani, e cila ishte e papunë shkonte nëpër markete dhe i kërcënonte shitësit se do iu shkatërronte dyqanin, nëse s’i jepnin pije alkoolike.
Mësohet se motra e cila është edhe autorja e krimit, ka deklaruar në polici bashkë me nënën se Amanda Pushani në gjendje të dehur shkonte te dyqanet e lagjes dhe kërcënonte shitësit për t’i dhënë pije, pasi përndryshe do t’i thyente marketin. Marsela Pushani ka deklaruar se Armanda erdhi e dehur në shtëpi pasi kishte qëndruar jashtë natën e së premtes dhe kishte me vete edhe disa shishe birre.
Në këtë moment, sipas dëshmisë ka nisur konflikti pasi ajo dhe nëna i kane kërkuar llogari pse vijonte të pinte, pasi kishin rënë dakord që do hiqte dorë. Mësuesja Marsela ka deklaruar se thikën e mori e motra Armanda dhe teksa tentoi t’ia hiqte nga duart duke u përleshur, ajo u plagos duke ndërruar jetë.
E motra e viktimës ka deklaruar në polici se e ka kryer vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes. Marsela Pushani, 40 vjeç, ka dëshmuar se motra prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe kishin debatuar që ajo të linte alkoolin. 40-vjeçarja pretendon se motra kishte marrë thikën dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste atë dhe mamanë, për këtë arsye e ka qëlluar me thikë në kushtet e vetëmbrojtjes.
“Nuk kam dashur ta vras motrën, veprova në kushtet e vetëmbrojtjes. Prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe problematike. Mëngjesin e djeshëm kemi pasur debat pasi i kërkonim që të linte alkoolin. Fillimisht, Amanda mori thikën dhe më kërcënoi mua dhe mamanë se do të na vriste. Situata u tensionua dhe veprova në kushtet e vetëmbrojtjes”, ka thënë Marsela Pushani në Polici.
Amanda Pushani gjeti vdekjen nga dora e motrës së saj, pas një konflikti që nisi në banesë, ku Marsela Pushani po i kërkonte që të linte alkoolin, që e konsumonte prej gati 10 vitesh. Armanda Pushani do të festonte ditëlindjen sot më 4 shtator, por humbi jetën vetëm dy ditë para se të mbushte 37-vjeç. Pas vrasjes, familjarët tentuan të fshehin ngjarjen dhe raportuan atë si vdekje natyrale, por pas ekzaminimeve të kryera në trupin e saj u konstatuan plagë të shkaktuara nga thika.
Policia ka arrestuar motrën e saj, me profesion mësuese, ndërsa kjo e fundit ka deklaruar se vrasjen e bëri në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi 37-vjeçarja e kishte kërcënuar se do e vriste atë dhe nënën. Familjarët e viktimës, Armanda Pushani, sipas uniformave blu, e kanë raportuar vdekjen e saj si natyrale, por pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se 37-vjeçarja ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një thikë.
Pas hetimeve, u zbulua se autore e dyshuar ishte e motra, Marsela Pushani. 40-vjeçarja është vendosur në prangat e policisë dhe akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Policia ka shoqëruar të afërm të viktimës për t’u marrë në pyetje dhe praprakisht dyshohet se krimi ka ndodhur pas një sherri mes tyre.