TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së, Basha ka reaguar duke iu drejtuar mbështetësve të tij. Duke e ilustruar me një foto familjarësh që ishin dje te pallati i Sporteve "Asllan Rusi" bashkë me fëmijët e mitur, Basha shkruan se qëllimi i ekzistencës së PD-së së tij, është që t’u ofrojnë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre, zgjidhje për problemet e tyre, rrugëdalje për hallet e tyre, vizion për të ardhmen e tyre.
"Arsyeja pse ekzistojmë si forcë politike është që t’ju shërbejmë njerëzve, jo vetes tonë! Qëllimi i ekzistencës sonë është që t’ju ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre, zgjidhje për problemet e tyre, rrugëdalje për hallet e tyre, vizion për të ardhmen e tyre.
Ky do të jenë udhërrëfyesi në rrugën e re që nisim sëbashku".-shkroi Basha, që ka udhëhequr PD-në prej korrikut 2013 dhe nuk ka fituar asnjë betejë elektorale, duke lënë në opozitë PD-në dhe mbështetësit e saj.
Basha, një ditë pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD, ka thirrur Kryesinë në një mbledhje që do të mbahet në orën 20:00.
Dje, Kuvendi Kombëtar i PD-së miratoi ndryshimet në statut e PD-së, duke i hapur rrugë ndryshimit të kupolës drejtuese, përfshirë Kreun e Grupit Parlamentar, post të cilin e mori kryetari Lulzim Basha, duke larguar Gazment Bardhin.