TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Sarandë-Qafe Bote në afërsi të Konispolit.
Raportohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën një 35-vjeçare.
Gjithashtu kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.
Viktima është identifikuar si Adriana Prendi. Ndërsa dy të plagosurit janë dërguar në spital dhe nuk dihet ende gjendja e tyre.
Raportohet se një prej të plagosurve është bashkëshorti i viktimës, Gëzim Prendi, i cili ishte edhe drejtuesi i mjetit.
Të aksidentuarit kishin qenë në mbërmje në dasmën e vëllait të 35-vjeçares dhe sot do të largoheshin për Greqi.
Raportihet se çifti ishin nga fshati Shëndëlli, por që punonin në shtetin fqinj.