AKTUALITET, 9 Prill 2025, 21:11

Sondazhi i tretë/ Zgjedhjet i fiton PS, ja si renditen partitë dhe koalicionet e tjera

Sondazhi i tretë/ Zgjedhjet i fiton PS, ja si renditen partitë dhe

Barometri në Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore në nivel vendi. Metodologjia e përdorur është një kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qenë 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Shqipërisë, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave është 22 mars - 3 prill 2025.

Pyetja për zgjedhjet e 11 majit është: Për cilën parti do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot?

Rezultati (Nuk përfshin votën e diasporës)

Partia Socialiste (Edi Rama) - 40.6% 

Koalicioni Aleanca Shqipëria Madhështore (Sali Berisha) - 30%

Koalicionin Nisma -Shqipëria Bëhet (Adriatik Lapaj) - 6.7%

Partia Mundësia (Agron Shehaj) - 4.4% 

Lëvizja Bashkë (Arlind Qori) - 1.8% 

Koalicioni Euroatlantik (Lulzim Basha) - 1.1% 

Partia Socialdemokrate (Tom Doshi) -  1%

Parti të tjera - 0.9% 

Të pavendosur - 13.5%

Sondazhi i tretë/ Zgjedhjet i fiton PS, ja si renditen partitë dhe