TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mes tensioneve u votuan sot ndryshimet nw qeveri. Teksa deputetët e opozitës zaptuan foltoren e Kuvendit, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolli, kaloi për votim dekretet e Presidentit Bajram Begaj për ndryshimet në Qeveri. “Hajdut Hajdut”, bërtiste Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, duke iu drejtuar Kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentares në detyrë Nikolla, ndërsa kjo e fundit ka vijuar me votimin e dekreteve.
Ndërkohë, deputetët e PD u mblodhën rreth foltores duke shprehur edhe protestën e tyre, pasi më parë i është refuzuar kërkesa për debat lidhur me ndryshimet në Qeveri. Mes kaosit të krijuar në sallën e Kuvendit, ku një pjesë e ligjvënësve opozitarë ndodheshin në foltore dhe të tjerë godisnin tavolinat, deputetët kanë votuar dekretet.
Kuvendi votoi me 79 vota pro shkarkimin e Elisa Spiropalit si ministre për marrëdhënien me Parlamentin. Me 78 vota pro u shkarkua nga posti i ministrit të Financave i Ervin Metes, me 78 vota pro u miratua shkarkimi i Niko Peleshit si ministër i Mbrojtjes dhe me 84 vota u shkarkua Taulant Balla si ministër i Brendshëm.
Ndërkohë Kuvendi votoi për emërimin e Petrit Malajt në postin e ministrit të Financave me 77 vota pro, ndërsa Pirro Vengu u emërua ministër i Mbrojtjes po me 77 pro. Ervin Hoxha u votua si ministri i ri i Brendshëm me 76 vota pro dhe Taulant Balla si ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin me 78 vota pro. Kuvendi pritet të votojë përmes votës me kuti lidhur me kandidaturën e Elisa Spiropalit si Kryetare e Kuvendit.