TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një aksidenti të regjistruar në zonën e Plepave në Durrës. Sipas informacioneve nga Drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit, ngjarja është regjistruar rreth orës 16:00.
Automjeti me drejtues shtetasin E. M., 66 vjeç, është përplasur me moto-mjetin me drejtues shtetasin F. M., 44 vjeç. I lënduar ka mbetur 44-vjeçari i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:00, në aksin rrugor Plepa-Durrës, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 66 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. M., 44 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar 44-vjeçari i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.