AKTUALITET, 17 Nëntor 2022, 17:35

Situata demografike/ Berisha: Rënie dramatike e lindjeve në Shqipëri. Qeveria ka shtuar pasigurinë në vend

Situata demografike/ Berisha: Rënie dramatike e lindjeve në

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook, ka vënë theksin në rënien drastike të lindshmërisë në vend.

Sipas Berishës, në Shqipëri lindja ka rënë me më shumë se 20%, ndërsa kjo ka ardhur për shkak se qeveria ka shtuar pasigurinë në vend.

Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Te dashur miq, shpopullimi i Shqipërisë është plaga më e madhe e kombit. Shkaqe themelore te saj janë falsiteti i zgjedhjeve, vjedhja dhe për rrjedhojë varfërimi i shqiptarëve.

Nga njëra anë shqiptarët ikin për mos t’u kthyer kurrë. Të rinjtë ikin me studime dhe për punë menjëherë sapo u krijohet mundësia, dhe as që e mendojnë të kthehen pas.

Nga ana tjetër, numri i lindjeve bie vit pas viti, duke tkurrur gjithnjë dhe më shumë të ardhmen.

Qeveria Rama ka bërë të mundur mjerimin e Shqipërisë duke vjedhur dhe varfëruar çdo familje. Si mundet një familje e re të mendojë se Shqipëria i mundëson një të ardhme të sigurtë fëmijëve të tyre?

Ndërkohë që në këtë vend, si pasojë e qeverisë Rama, krimi i organizuar është fuqizuar, korrupsioni, vjedhja, nepotizmi, abuzimet janë në nivelet më të larta dhe vrasja e shpresës ka shkelur mbi ëndrrat e çdo familje shqiptare, duke ulur lindshmërinë me 19.6% për shkak të pasigurisë që familjet kanë për vazhdimësinë e jetës së dinjitetshme në Shqipërinë e Edvin Hajdutit.