TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pagesat nga buxheti për inceneratorin e Tiranës vazhdojnë rregullisht edhe pse për kontratën ka akuza dhe thirrje që ajo të pezullohet, vetëm këtë vit kompania që menaxhon mbetjet në Sharrë ka marrë 8.3 mln euro.
Inceneratori i Tiranës ka marrë këtë vit nga buxheti i shtetit 975 mln lekë, ose 8.3 milionë euro.
Pagesat janë bërë rregullisht çdo muaj, sikundër e përcakton kontrata, edhe pse impianti është bërë objekt sulmi dhe hetimi në vendin tonë.
Të dhënat nga thesari tregojnë se bashkitë Tiranë, Durrës, Kavajë e Vorë paguajnë faturat e shërbimit për depozitimin e mbetjeve në Sharrë.
Kontrata e koncesionit është lidhur ndërmjet Ministrisë se Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, e lidhur në 31 gusht 2017 për përpunimin e mbetjeve me incenerim dhe prodhimin e energjisë elektrike dhe për 5 vite, janë paguar në llogari të kompanisë 46 milionë euro.
Koncesioni është dhënë pёr njё periudhë 30-vjeçare, por opozita kërkon të pezullohet kontrata, pasi ka gjetur në të skema korruptive.
“Integrated Energy BV SPV” ka të njëjtët aksionerë me inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, që janë tashmë nën hetim nga SPAK, për të cilët ka edhe persona të arrestuar, por për impiantin me vendndodhje në Sharrë, drejtësia nuk ka nxjerrë konkluzione.