AKTUALITET, 17 Nëntor 2022, 14:12

Faqja zyrtare mbahet peng nga grupi i Alibeajt, Partia Demokratike hap website të ri

Faqja zyrtare mbahet peng nga grupi i Alibeajt, Partia Demokratike hap website
Faqja e re e PD-së

Partia Demokratike vendosi të hapë faqe të re interneti, pasi faqja e vjetër pd.al është mbajtur peng nga grupi i ish-kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj, Partia Demokratike ka zgjedhur të hapë një faqe të re me adresë pdsh.al.

Në faqen e vjetër janë ende të pasqyruara aktivitetet e Bashës. Ndërkohë që faqja e re hapet me primaret që po mban PD për zgjedhjet e 24 majit.

Në strukturat e pasqyruara në faqen e re, janë institucionet e reja të PD si dhe grupi parlamentar. Ndonëse ka ende shumë deputetë që nuk i janë bashkuar Berishës, në faqe grupi parlamentar nuk përjashton askënd dhe janë të gjithë emrat e deputetëve, përfshirë ai i Lulzim Bashës.