TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli në Kuvend në lidhje me 11 fletë-arrestet e lëshuara dje nga SPAK për inceneratorët.
Sipas Berishës, SPAK arrestoi disa persona se disa i kishte lajmëruar të iknin dhe se të arrestuarit janë rrogëtarë të sipërmarrjes së Ramës, kokë, Agaçit , Ahmetit e Veliajt.
Berisha: Shteti ligjor, ju vendosët monizmin e plotë që e ka katandisur Shqipërinë 4 vende më poshtë se diktatura e Vietnamit.
Dje skapi juaj arrestoi disa persona se disa i kishte lajmëruar të iknin. Janë rrogëtarë të sipërmarrjes së Ramës, kokë, Agaçit , Ahmetit e Veliajt
Kur një kryeministër firmos për ti dhënë një kompanie pa eksperiencë, firmos në kundërshtim me qëndrimin e AKPP, për të prokuruar me negociata të mbyllura, e bën vetëm kur sipërmarrja është e tij. Nuk e bën kurrë as për vëllain e tij.
Kur një kryeministër firmos, për ti dhënë 8 përqind bonus një kompanie që kjo që drejton sot seancën të vetmet meritë në jetën publike ka një shkresë ku i thotë se kompania nuk ekziston.