AKTUALITET, 8 Mars 2022, 13:52

Lufta në Ukrainë/ OKB: 406 qytetarë të vrarë dhe mbi 800 të plagosur! Humb jetën një gazetar

Lufta në Ukrainë/ OKB: 406 qytetarë të vrarë dhe mbi

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se nga lufta në Ukrainë, 406 qytetarë civilë kanë humbur jetën, ndërsa 801 janë plagosur.

Zëdhënësja e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Liz Thorsell thotë se numri i viktimave dhe të plagosurve mund të jetë më i lartë.

Shumica e lëndimeve janë rezultat i “sulmeve ajrore dhe armëve shpërthyese”, thotë OKB-ja, me “qindra ndërtesa banimi” të shkatërruara në qytete anembanë Ukrainës.

Gjatë sulmeve me armë, raportohet dhe për një gazetar të vrarë. OKB-ja ka shprehur gjithashtu shqetësimin për “ndalimin arbitrar” të mbështetësve pro-ukrainas në zonat nën kontrollin ushtarak rus – si dhe dhunën kundër atyre që konsiderohen si pro-rusë në territoret e kontrolluara nga qeveria ukrainase.

Shifrat e fundit të OKB-së tregojnë se rreth 12,700 njerëz janë arrestuar në Rusi për organizimin e protestave paqësore kundër luftës.

Organizata kritikoi “ligjet represive” të vendosura së fundmi nga Rusia që vendosin dënime me burg deri në 15 vjet për ata që akuzohen për përhapjen e të ashtuquajturit informacion “të rremë” në lidhje me pushtimin, ose diskreditimin e forcave të armatosura ruse.