AKTUALITET, 19 Qershor 2026, 11:09

Simulimi/ Kamioni ‘përplas’ makinën në sheshin ‘Nënë Tereza’! ‘Aksidenti‘ që sjell mesazhin për jetën

Simulimi/ Kamioni ‘përplas’ makinën në sheshin

Një kamion që vjen me shpejtësi në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, një makinë ‘e parkuar’ keqazi në rrugë... një goditje e fortë dhe automjeti përfundon nën rrotat e kamionit.

Sirenat e policisë ndizen, punonjësit vrapojnë në vendngjarje, ‘i lënduari’ vendoset me shpejtësi në barelë dhe transportohet drejt ambulancës.

Por... gjithçka është një simulim. Një mënyrë që policia, gjatë një aktiviteti për sigurinë rrugore, e ka përdorur për të treguar si mund të ndodhë një aksident që rrezikon jetën.

Një kujtesë se masat e sigurisë rrugore s’janë asnjëherë të tepërta ndërsa rregullat e qarkullimit duhen zbatuar me rigorozitet.

Veçanërisht, në periudhën kur tashmë ka nisur edhe sezoni turistik duke rezultuar në gabime që mund të jenë edhe fatale.

Siguria rrugore nis nga përgjegjësia personale e çdo përdoruesi rruge.