TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar dhe ekzekutuar masat e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” ndaj tre ish-funksionarëve të shtetit.
Bëhet fjalë për shtetasit Glodian Ahmetaj, Klevis Hoxha dhe Devis Ago, të cilët ishin ish-drejtori i degës së AMP-së në Juglindje dhe ish-shef i sektorit. Ata dyshohen për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim.
Sipas hetimeve, të nisura mbi bazën e materialit të ardhur për kompetencë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ekziston dyshimi se ish-funksionarët, gjatë ushtrimit të detyrës, kanë shfrytëzuar funksionet e tyre për të ushtruar presion ndaj një shtetasi që administron një subjekt tregtar.
Dyshohet se ata e kanë shtrënguar me anë të dhunës qytetarin A.B., me qëllim përfitimin e padrejtë të pasurisë së tij dhe për të ndikuar në moskryerjen e kontrolleve ndaj subjektit që ai administron.
Prokuroria bën me dije se hetimet po vijojnë me prioritet, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale.