AKTUALITET, 19 Qershor 2026, 10:32

Qytetarja gjen disa granata dhe dy armë pranë plazhit të vjetër, në Vlorë: Një kallash ishte mbledhur me peshqir, i hodha në kanal

Qytetarja gjen disa granata dhe dy armë pranë plazhit të

Disa granata të ndryshkuara dhe dy armë të mbuluara me rroba janë konstatuar në anën e rrugës së plazhit të vjetër (në zonën që shkon në drejtim të Zvërnecit tek Kanali i Motorit).

Ka qenë një qytetare ajo ka konstatuar armët dhe granatat në këtë aks.

Elizabeta Shehaj tregon se ka qënë duke kaluar kur ka shkelur njërën prej tyre. Fillimisht ajo thotë se nuk e ka kuptuar çfarë ishin.

“Isha duke ardhur nga puna dhe pashë një një kallash të mbledhur me peshqir. Gjeta edhe tre granata.

astaj lajmërova edhe një qytetar. Unë i hodha poshtë në kanal, bëra gabim se mund të shpërthenin”, tha ajo.