TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditën e sotme u mbajt në ambientet e kryeministrisë ceremonia e dhënies së “Medaljes së Artë” për gjimnazistët të cilët kanë përfunduar gjimnazin me mesataren 10 absolut.
Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoni, ministrja e Arsimit Evis Kushi solli në vëmendje batutën e bërë nga një gjimnazist gjatë vitit të shkuar, i cili i tha kryeministrit Rama se shyqyr që erdhën zgjedhjet që ta merrnin një medalje të tillë.
Kushi u shpreh se dhënia e medaljeve nuk ndodhi për arsye të fushatës elektorale, por u vonua si pasojë e tërmetit dhe pandemisë për tu rikthyer sërish dhe sot që nuk jemi në fushatë elektorale.
“Herën e fundit kur zhvilluam ceremoninë më ka mbetur në mendje shakaja e njërit prej djemve, i cili tha se sa mirë që erdhën zgjedhjet që u kujtuat për medaljet tona. Në fakt ishte e vërtetë që ceremonia u zhvillua gjatë fushatës, po shkaku nuk ishte ky. Shkaku ishte mesazhi i Andias nga Durrësi, e cila i shkroi kryeministrit se ceremonia ishte vonuar prej tre apo katër vitesh dhe shkak për këtë ishte jo pandemia dhe jo tërmeti.
Ja ku jemi sot, nuk kemi zgjedhje përpara sapo i kemi kaluar. Shqetësimi im ishte se sa prej të rinjve ekselentë do të mungojnë sot për shkak se kanë ikur me studime jashtë vendit. Natyrisht ne jemi shumë krenar për ata, aq sa jemi dhe për ju, por nuk e fsheh dot që sfida jonë është që ata më të shkëlqyerit të studiojnë dhe të punojnë këtu. Sfida jonë është përmirësimi i Arsimit të Lartë me qëllim që diplomat tuaja të kenë të njëjtën vlerë me atë të vendeve të Bashkimit Evropian. Kemi tashmë rezultate pozitive.
Po ju sjell një shembull nga Univeristeti i Mjekësisë, para pak javësh së bashku me rektorin e universitetit të Mjekësisë, vizituam Universitetin e Bolonjës, një universitet 933 vjeçar, për të nënshkruar një marrëveshje për hapjen e një programi doktorature të përbashkët. Po të niseshim nga mosha dhe reputacioni që ka ky universitet as nuk do të uleshim në tavolinë. Por ju them me bindje të plotë se kjo doktoraturë garanton të njëjtin standart si nga Universiteti i Bolonjës, ashtu dhe nga Universiteti i Tiranës.
E solla këtë shembull për tu thënë që universitetet tona po ngrihen në një nivel të ri. Por për të garantuar një të ardhme më të mirë për ju që qëndroni këtu, nuk mjafton vetëm Arsimi i Lartë, por edhe punësimi me meritokraci dhe transparencë. Konkretisht një nga programet është platforma “Punë të Mbarë”, ku studentët ekselentë me mesatare nga 9 në 10 mund të punësohen me kontratë 1-vjeçare në administratë”, tha Kushi.