AKTUALITET, 4 Janar 2026, 15:53

Protesta/ Përplasje me policinë, efektivët shkulin çadrat e aktivistëve të 'Shqipëria Bëhet' përpara Kryeministrisë. Disa të shoqëruar

Protesta/ Përplasje me policinë, efektivët shkulin çadrat

Policia e Shtetit ka ndërhyrë në protestën e zhvilluar këtë të martë para Kryeministrisë, të organizuar nga lëvizja “Shqipëria Bëhet”, duke larguar çadrat që aktivistët kishin ngritur më herët në shesh.

Sipas raportimeve, disa nga protestuesit janë shoqëruar nga uniformat blu, ndërsa situata në zonë është tensionuar.

Pamjet e siguruara tregojnë momente përplasjesh mes protestuesve dhe forcave të rendit, ku policia ka përdorur forcë për shoqërimin e disa personave.

Protesta/ Përplasje me policinë, efektivët shkulin çadrat