AKTUALITET, 4 Janar 2026, 16:22

FOTOT/ Rruga Shkodër–Mal i Zi drejt përfundimit, Rama: Investim që i jep hov të ri turizmit

FOTOT/ Rruga Shkodër–Mal i Zi drejt përfundimit, Rama: Investim

Rruga e re që lidh Shkodrën me Malin e Zi përmes aksit Shirokë – Zogaj – Kufi po shkon drejt përfundimit.

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se ky investim strategjik do të shërbejë si një urë e re bashkëpunimi mes dy zonave, duke bashkuar ofertat turistike dhe duke nxitur zhvillimin ekonomik.

Sipas Ramës, infrastruktura e re do të sjellë më shumë akses për vizitorët, rritje të numrit të turistëve dhe më shumë mundësi për komunitetin lokal, veçanërisht për zonat përreth Liqenit të Shkodrës.

Ky projekt pritet të ndikojë ndjeshëm në promovimin e turizmit natyror dhe kulturor, duke e kthyer veriun e Shqipërisë në një destinacion edhe më tërheqës për turistët vendas dhe të huaj.