AKTUALITET, 30 Prill 2025, 13:49

Shtyhet "Sterilizimi"/ As Beqaj e as avokati i tij nuk shkojnë në seancë, ish-ministri dorëzon në GJKKO recetën e ilaçeve

Shtyhet "Sterilizimi"/ As Beqaj e as avokati i tij nuk shkojnë

Gjyqi në GJKKO për dosjen “Sterilizimi”, nuk paraqitet sërish ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj

Ish-zyrtari i lartë që mbahet i izoluar në paraburgimin e Durrësit për dosjen tjeter “SASPAC”, paraqiti deklaratë ku nuk mund të merrte pjesë për shkak të gjendjes shëndetësore ku bashkëngjitur GJKKO-ja administroi edhe një recetë të mjekimeve që po merr Beqaj në qeli.

Po ashtu, mungon dhe avokati i Beqajt dhe seanca pritet të shtyhet për një datë tjetër.

Gjykata vendosi shtyrjen e seacnës për 7 Maj dhe pranoi kërkesën për pezullimin e afateve të paraburgimit për të pandehurit në masë “arrest me burg” dhe “arrest shtëpie”.

Ish-ministri i Shëndetësisë do të hetohet për “shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim” në procedurat e koncesionit nën masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” dhe “ndalim të udhëtimit jashtë”. 

Të pandehurit e tjerë të kësaj dosje janë Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi.