TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri është shtyrë sërish. Shkak për shtyrjen e gjyqit mësohet se është bërë mungesa e avokatit të Tahirit, Maks Haxhia.
Shkaqet e mungesës së tij nuk dihen ende. Seanca e kaluar që ishte planifikuar të mbahej më 22 dhjetor u shty për shkak të mosprezencës së vetë Tahirit.
Tahiri kërkoi që t’i njihen ditët e paraburgimit dhe lehtësirat nga qëndrimi atje. Më herët ishte kërkuar përjashtimi i gjyqtarit Elis Dine, i cili është zëvendësuar nga Elton Frashëri.
Tahiri prej disa muajsh është mbyllur në qeli, ku fillimisht për të u vendos që ta vuajë dënimin në burgun e Fierit, por për shkak të përplasjeve me drejtorin e institucionit dhe largësisë nga Tirana, ish-ministri kërkoi lëvizje.
Tre muaj më parë ai u transferua në Kosovë të Lushnjës. Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, shkoi në qeli më 4 shkurt.
GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’, por për shkak se ish-ministri kishte kërkuar aplikimin e procedurës së gjykimit të shkurtuar, iu ul 1/3 e dënimit, e tani Tahirit i duhet që të qëndrojë pas hekurave të burgut në 3 vite e 4 muaj burgim.
Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.