TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Publicisti Ilir Demalia, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, u shpreh se ideja e krijimit të një shteti bektashi në Shqipëri është një lojë e kryeministrit Edi Rama për shkak se ai dëshiron të jetë një “aktor politik” në arenën ndërkombëtare.
Demalia tha se krijimi i një shteti brenda Shqipërisë është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit. Ai e cilëson deklaratën e Ramës si një “lojë” e tij për të tërhequr vëmendjen në një kohë që janë publikuar shumë afera të qeverisë.
“A e kupton ça karagjozllëku jemi, se Rama nuk e bën përherë këtë punë, se opozitën nuk e ka frikë, se është ibreti alem. Do të krijohet Shteti i Libofshës, i Haxhiqamilit...
Rama e bën këtë se është aktor. Nuk ta lejon kushtetuta për të bërë shtet, sepse vendi është i pandashëm. Nuk e lë Kushtetuta, nuk e lë Gjykata Kushtetuese. Krijon turbullira. Ja po merret gjithë mediat.
Ti e di historinë e Ahmet Zogut atë me Lalën Kros, vetë shkruan, vetë vulos. Rama kështu mban ndërkombëtarët që thonë se ky mban stabilitetin në rajon.
Flamur Noka tani do të krijojë shtetin “Rruga e Shpresës” që të lirojë Berishën,.
Bektashinjtë kanë luajtur rol të madh në çështjen kombëtar dhe kundër komunizmit, si katolikët, por të jetë Baba Mondi kryetar që ka qenë oficer, ateist dhe komunist nuk ka sens. Oficer ushtrie ka qenë Baba Mondi e di hierarkinë e shtetit. Nuk duhen marrë seriozisht.
Rama luan blofin dhe do të jetë edhe dy-tre mandate të tjera”-tha Demaliaj.