AKTUALITET, 23 Shtator 2024, 21:49

"Çfarë ke ti më shumë si bektashiane se unë si katolik?”, Zef Bushati përplaset me Sonila Meçon për “shtetin bektashi” të Ramës

"Çfarë ke ti më shumë si bektashiane se unë si

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Vatikan, Zef Bushati dhe gazetarja Sonila Meço, u përplasën në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN Tv për idenë e hedhur nga kryeministri Rama për “shtetin bektashi” në Tiranë. Ndërsa Bushati tha se Rama e ka menduar si model siç është Vatikani për katolikët, Meço u shpreh se kjo është bërë prej një shekulli me Kryegjyshatën Botërore.

Pjesë nga biseda

Zef Bushati: Rama e ka menduar kështu që Vatikani është vendi simbol për gjithë katolicizmin botëror, pra te gjithë katolikët e botës e kanë qendrën për katolikët. Ndaj dhe për bektashinjtë ka menduar që duke qenë Kryegjyshata Botërore dhe gjithë bektashinjtë e botës e kanë qëndrën këtu ndaj dhe ai, them unë, e ka hequr këtë paralele. Pastaj po të futesh në detajet e tjera, këto janë probleme të ngatërruara. Vatikani sa selinë e shenjtë, dhe ka qytet-shtetin, pra dy struktura që veçojnë.

Sonila Meço: Kjo është edhe më e rëndë, sepse ai, duke patur në mendje se kjo është Kryegjyshata Botërore dhe ta shpall këtë si qendër të bektashinjve, që është shpallur një shekull përpara, vetëm nëse zoti Rama i ka dhënë vetes atribute të Zotit në qiell. Ka qenë, ka një shekull.

Zef Bushati: Epo nuk i keni bërë punët. Edhe unë kam një lidhje shpirtërore me bektashinjtë.

Sonila Meço: Një kryeministër ka një mandat të kufizuar, ndërsa besimi është i gjithëjetshëm. Kur ne citojmë kryeministrin, citojmë një administrator që ka marrë votën për një kohë të caktuar. Kurse vendosja e Kryegjyshatës Botërore janë çështje të thella të shpirtit të njeriut. Duhet të jetë më lehtë të dyshoj administratorin e përkohshëm se besimin e përjetshëm.

Zef Bushati: Unë nuk e thashë këtë.

Sonila Meço: Po thatë nëse e ka vendosur dhe këtë ta bëjë si qendër. Por kjo është vendosur 100 vite më parë.

Zef Bushati: Nuk e mohoj që e thashë. Ta argumentoj që të mos i rëndojmë gjërat kot. A është e vërtetë që kjo është Kryegjyshatë Botërore? Është e vërtetë. Pse i shmangesh kur them që gjithë bektashinjtë e botës?

Sonila Meço: Ju thatë që zoti Rama ka parasysh në mendje. Është bërë kjo gjë.

Zef Bushati: Ju thoni që është bërë. Unë mendoj...

Artan Hoxha: Të mos stigmatizohen bektashinjtë. Kjo është një histori e baba Edit. A e di që teqeja në Greqi ka 3 mijë hektarë dhe shteti grek nuk ia njeh se nuk ka kush ta përfaqësojë.

Zef Bushati: Nuk jemi mbledhur këtu të zgjerojmë njohuritë tona.

Sonila Meço: Sa mirë ishim në harmoni me njëri-tjetrin. Ju s’po merrni dot fjalën.

Zef Bushati: Po s’po ma jepni fjalën.

Sonila Meço: Se ju morët përsipër që të flisni për bektashinjtë. E shikoni se çfarë ka bërë kryeministri shqiptar. Ne që jemi njerëz jopraktikantë dhe as klerikë dhe shiko si nxehet. Krejt i panevojshëm.

Zef Bushati: Ju nuk po lejoni debat.

Sonila Meço: Se këtë ka patur në mendje.

Zef Bushati: Jo se ka patur këtë në mendje, kështu është. Se Vatikani është kryeqendra e katolicizmit.

Sonila Meço: Jo, është vërtet qendra e katolicizmit, por ka qenë shteti papal dhe e dini shumë mirë se çfarë ka ndodhur me Musolinin.

Zef Bushati: Mos shpërthe, mos më demonstro kulturë këtu. Ne jemi për të diskutuar për këtë gjë.

Sonila Meço: Unë jam një besimtare.

Zef Bushati: Edhe unë besimtar jam. Çfarë ke ti më shumë si bektashiane se unë si katolik?

Sonila Meço: Njoh historinë e bektashizmit.

Zef Bushati: Po ku e di ti se nuk e njoh edhe unë? Unë nuk mund të të akuzoj ty se nuk e njeh katolicizmin.