TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka shoqëruar në komisariat dy persona, të dyshuar se plagosën me mjet prerës një 42-vjeçar pranë QSUT, në Tiranë. Bëhet fjalë për Gëzim Ilir Gashin 33-vjeç dhe Viserjon Metukun 30 vjeç, të dy banues në Tiranë. I plagosuri Gentjan Sopoita ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se konflikti ka nisur për pazare droge. “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë dy autorët e dyshuar, shtetasit V. M., 30 vjeç, dhe G. G., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tyre për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 76/22/25 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.