TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Fier, ka zhvilluar sot një takim me strukturat drejtuese të partisë në Mallakastër.
Bardhi shprehet se “Mallakastra dhe qarku Fier nuk e morën kurrë mbrapsh besimin që i kanë dhënë ndër vite partisë në pushtet”.
Gjithashtu tha se “është koha që të gjithë sëbashku të bëjmë realitet ndryshimin për mirë të vendit”.
"Në Mallakastër, sëbashku me strukturat drejtuese të partisë, nisëm punën për forcimin e partisë, bashkimin e çdo kontributori ndër vite dhe kontaktin derë më derë me çdo qytetar.
Shqipëria ka humbur 12 vjet me qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës. Mallakastra dhe qarku Fier nuk e morën kurrë mbrapsh besimin që i kanë dhënë ndër vite partisë në pushtet. Tani është koha që të gjithë sëbashku të bëjmë realitet ndryshimin për mirë të vendit", shkruan ai.