AKTUALITET, 3 Dhjetor 2021, 14:34

Shqiptari kapet duke transportuar kokainë të pastër me furgon. Lënda narkotike me vlerë mbi 1.5 mln euro ishte fshehur në…

Shqiptari kapet duke transportuar kokainë të pastër me furgon.

Autoritetet italiane kanë arrestuar një shqiptar, i cili u kap me një sasi prej 6 kg kokainë të pastër, e cila në treg kapte vlerën e mbi 1 mln e gjysmë euro.

Sipas mediave italiane operacioni është zhvilluar nga Guardia di Finanza e Sarzanës, ndërsa shqiptari u arrestua teksa po lëvizte me një furgon me targa spanjolle.

Karabinierët sapo ndaluan makinën e shqiptarit vunë re disa lëvizje të dyshimta të tje. Menjëherë ata aktivizuan qenin anti-drogë, i cili arriti të zbulonte lëndën narkotike, e cila ishte e fshehur në dyshemenë e furgonit.

Lënda narkotike ishte e paketuar me qese të mbyllura me vakum.

Në total u sekuestruan 6 kg e 150 gr kokainë e pastër si dhe furgoni që përdorej për transportin e drogës.

Ndërsa shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burgun Massa.