AKTUALITET, 3 Dhjetor 2021, 10:44

Moti i keq shkakton probleme në Panarit të Korçës, mbeten pa energji elektrike

Moti i keq shkakton probleme në Panarit të Korçës, mbeten

Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë ka sjellë problemet e para në furnizimin me energji elektrike.

Një situatë e tillë është raportuar ditën e sotme, teksa mësohet se fshati Panarit në Korçë prej disa orësh tashmë është pa energji elektrike.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe OSHEE, e cila ka dërguar punonjësit e saj në zonë për të riparuar problemin dhe për të rikthyer energjinë për banorët.