AKTUALITET, 3 Dhjetor 2021, 13:14

‘Foltorja’ në Bilisht! Berisha: Ftoj demokratët të marrin pjesë në takim

‘Foltorja’ në Bilisht! Berisha: Ftoj demokratët të

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillojë sot Foltoren e tij të radhës me përkrahësit e tij, teksa do të takohet me demokratët e qytetit të Bilishtit.

Takimi do të mbahet në orën 17:00 në Qendrën e Kulturës së Bilishtit.

Ky takim është në vazhdën e takimeve që ish-kryedemokrati po organizon në disa qytete të vendit, për “një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.

Postimi i plotë:

Sot ne ora 17:00 ne Qendren Kulturore ne Bilisht, mbahet Foltorja. Ftoj demokratet dhe demokratët e Devollit te marrin pjese! sb