AKTUALITET, 3 Dhjetor 2021, 14:33

Trafikuan 137 kg kokainë nga Ekuadori, Gjykata e Posaçme jep dënimin për dy personat e arrestuar. Ja sa vite burg do të vuajnë

Trafikuan 137 kg kokainë nga Ekuadori, Gjykata e Posaçme jep

Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimin për dy persona, të cilët akuzohen se trafikuan 137 kg kokainë nga Ekuadori dhe që u kap në Portin e Durrësit, dy vite më parë.

Mësohet sipas News24 se për Altin Myslihakën GJKKO dha 15 vjet burg, nga gjykimi shkurtuar 10 vjet burgim.

Ndërsa 12.6 vite burg u dhanë për Adrian Begën, por nga gjykimi shkurtuar 8.4 vjet burgim.

Për këtë çështje biznesmenin Gentian Malindi ndodhet në arrati dhe dyshohet si porositësi i 137 kg kokainë të kapur në Portin e Durrësit.

Kujtojmë që 137 kg kokainë u bllokua në Portin e Piereut dhe u zëvendësua me oriz nga uniformat blu.

Këta të fundit mbajtën nën vëzhgim lëvizjet e kontejnerit, deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës.

Biznesmeni dyshohet se ka dale garant për të marrë ngarkesën nga kontejneri dhe më pas për ta dërguar në destinacionin e përcaktuar nga grupet kriminale.