AKTUALITET, 29 Korrik 2023, 10:51

Vasili: Qeveria dëfrehet në shkollën verore, çmimi i naftës më i larti në rajon

Vasili: Qeveria dëfrehet në shkollën verore, çmimi i

Deputeti i Partisë se Lirisë, Petrit Vasili ka ngritur si shqetësim rritjen e çmimit të karburanteve në vend në një kohë që euro dhe dollari kanë pësuar rënie.

Siaps Vasilit, qytetarët po masakrohen nga rritja e çmimit të naftës, ndërkohë që euro vetëm bie.

Sipas tij qeveria defrenet në ‘kurset verore’ në Tepelenë, ndërsa qytetarët mbajnë mbi shpinë abuzimet me çmimet.

“Qytetari i masakruar mes rritjes naftës dhe rënies se euros, ndërsa qeveria dëfrehet me Tepelene ne shkollën verore te kusarëve! Qytetari dhe një pjese e madhe e bisnesit jane shndërruar ne viktimat ku bien egërsisht pasojat e spekulimit te hapur dhe te pandeshkuar.

Te gjitha instrumentat rregullatorë qeveritare dhe jo vetëm janë kapur nga dyshja spekullatore qeveri-oligarki. Renie spekullative e euros e ndikuar ne mase derrmuese nga faktore ekstraformale, qe nuk kontrollohen qellimisht dhe qe nuk ndeshkohen, ka rene mbi shpinen edhe te qytetarit me te thjeshte, por edhe te bisneseve kryesisht atyre eksportuese.

Çmimi i naftës është bere hapur nje spekulim i përditshëm dhe realisht kriminal. Bordi i Çmimit te naftes de jure u shkri, por de facto vepron po njëlloj. Ndonëse kursi i dollarit ra ne nivele ekstreme po ashtu edhe çmimi i naftes ne bursa ishte tepër i ulet, çmimi i naftës ne Shqiperi ishte me e larta ne rajon.

Ndersa ne keto dite te fundit vetem nje rritje fare e lehte e kursit te euros u perdor ne menyre spekullative per ta cuar cmimin e naftes ne 185 leke. Pra ekonomia familjare e qytetarit ha grushte here nga euro dhe here nga nafta,por e pandryshuar eshte plackitja sistematike spekullative e saj.

Ne nje vend ku do te funksiononte shteti ligjor aktori kryesor, qe do te vigjelonte per mbrojtjen e interesave te qytetareve do te ishte qeveria. Por mjerisht qeveria eshte e kapur totalisht per fyti nga interesat me te errta te monopoleve, te trafiqeve dhe pastrimit te parase.

Demi ekonomik eshte shume i rende dhe kerkon te hidhet drite dhe te ndeshkohen spekullantet, te cilet gjate gjithe historise se Europes jane ndeshkuar ne cdo kohe dhe shume rrepte bile.

Spekullantet i shohim, jane ne mes te sheshit ata veprojne ne mes te dites pa ju dridhur syri te gjithe i njohin me emer dhe mbiemer, por mbrohen nga qeveria, qe i mbeshtet dhe eshte kliente e tyre.

Spekullimi kryhet kaq trashe dhe me nje arrogance vulgare te hapur. Organet qeveritare dhe ato te pavarura te ngritura me ligj heshtin me regji. Ndaj organet e drejtesise duhet te hetojne, te mbrojne qytetaret, te mbrojne veten dhe familjet e tyre, qe jane edhe ato viktima te spekullimit mafioz qeveri oligarki. Ndaj drejtesia do apo nuk do ka perpara sfiden madhore te mbrojtjes se qytetareve dhe interesit me te larte publik dhe nuk mund te fshihet dot më.  Qytetaret nuk shpresojne asgje nga qeveria dhe Rama, qe defrehen ne Tepelene dhe mbajne shkollen verore te hajduteve.

Qytetaret meritojnë të mbrohen dhe jo të masakrohen mjaft është mjaft!!!”- thekson Vasili.