AKTUALITET, 29 Korrik 2023, 08:47

Gazment Bardhi e anuloi, grupi i Bashës do të mbajë sot zgjedhjet për kreun e PD-së së vulës

Gazment Bardhi e anuloi, grupi i Bashës do të mbajë sot zgjedhjet

Edhe pse grupi i Gazment Bardhit po bën të gjitha përpjekjet për të ndaluar mbajtjen e zgjedhjeve, sot grupi i Lulzim Bashës mban zgjedhjet për kreun e ri të partisë. 

Në garë janë Lulzim Basha dhe Gjergji Hani. 

71 qendra votimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 19:00, ndërsa anëtarët që do të votojnë duhet të paraqesin kartën e identitetit dhe kartën e anëtarësisë së Partisë Demokratike.

Numri i anëtarëve që pritet t’u drejtohen sot kutive të votimit është reduktuar në më pak se 1/3 krahasuar me zgjedhjet e fundit të vitit 2021 në PD, nga rreth 75 mijë anëtarë demokratë, në 25 mijë.