AKTUALITET, 1 Janar 2024, 15:26

Shqiptarët shfrytëzojnë ditën e parë të vitit të ri për të udhëtuar/ Bllokohet ‘kryqëzimi i Bradasheshit’, radhë e gjatë automjetesh në trafik

Shqiptarët shfrytëzojnë ditën e parë të vitit

Pamjet që shihni vijnë nga autostrada Tiranë-Elbasan, në afërsi të ‘kryqëzimit të Bradasheshit’.

Siç duket kjo ditë e parë e vitit ka shërbyer për qytetarët që të lëvizin si një ditë pushimi, ndërkohë që në këtë aks është krijuar radhë e gjatë mjetesh.

Ndërkohë radha e automjeteve të bllokuara në trafik arrinte në gati 2 km. Shpesh herë ky aks bllokohet për shkak të fluksit të lëvizjes.