AKTUALITET, 1 Janar 2024, 13:03

Plagosje me armë te “Varri Bamit” në kryeqytet

Plagosje me armë te “Varri Bamit” në kryeqytet

Një plagosje me armë ka ndodhur në zonën e “Varrit të Bamit” në kryeqytet.

Ende nuk dihen detaje nga ngjarja dhe se si është gjendja e të plagosurit.

Policia ndodhet në vendngjarja dhe po heton rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi:

Më datë 01.01.2024, në afërsi të xhamisë “Xhura”, dyshohet se shtetasi I. A., ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. J., rreth 51 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.