AKTUALITET, 1 Janar 2024, 14:21

Qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza/ Ministri Hasani: Hap i dobishëm për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në

Qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza/ Ministri

Një hap të vonuar, por të dobishëm jo vetëm për Kosovën, por edhe për Ballkanin Perëndimor e Bashkimin Evropian, e ka cilësuar ministri i Jashtëm, Igli Hasani hyrjen në fuqi këtë të hënë të liberalizimit të vizave për Kosovën.

“E sotmja është një ditë e mirë për Kosovën, pasi qytetarët e saj më në fund kanë filluar të përfitojnë nga liberalizimi i vizave, i shumëpritur dhe i merituar, me Bashkimin Evropian. Një hap i vonuar, që nuk është i dobishëm vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe BE-në. Gëzuar Vitin e Ri Kosovë!“, shkruan Hasani në rrjetin social X.