AKTUALITET, 1 Janar 2024, 11:47

Plumbi qorr plagos një grua në Tiranë, shtrohet në spital

Plumbi qorr plagos një grua në Tiranë, shtrohet në spital

Një shtetase italiane dyshohet se është plagosur nga një plumb qorr në këmbë në Tiranë.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në zonën pranë Ministrisë së Drejtësisë pas mesnate.

Sipas informacioneve paraprake, plumbi qorr e ka prekur gruan në pjesën e thembrës së këmbës.

Mësohet se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 01.01.2024, rreth orës 00:35, në bulevardin “Zogu I”, është dëmtuar dyshohet me armë zjarri, me vrimë hyrje nga lart-poshtë, me burim zjarri ende të paidentifikuar, shtetasja e huaj A. K., 51 vjeçe, e cila  ndodhet  në spital, ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se plaga mund të jetë shkaktuar nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ndodhjes së ngjarjes.