TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar sërish lidhur me lajmet që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, se Shqipëria do të strehojë azilantë që mbërrijnë në MB.
Xhaçka, shprehet se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
"I njëjti lajm i vjetër dhe i pavërtetë, por këtë herë në një gazetë të respektuar si The Times! Dhe meqenëse ra fjala, unë nuk jam "ai" por "ajo", një person që gjithmonë ka admiruar cilësinë e shtypit britanik", shkruan Xhaçka.
Në gazetën britanike "The Times", shkruhet se ministrat po punojnë dhe shpresojnë të mbyllin një marrëveshje për t'i dërguar emigrantët drejt Shqipërisë. "Sipas këtij plani, të ardhurit në plazhet britanike, me anije të vogla, do të çohen në këtë shtet, brenda shtatë ditëve, për t'u procesuar".
Qeveria shqiptare i ka mohuar kategorikisht lajmet se një gjë e tillë mund të ndodhë. Kryeministri Edi Rama, ka përsëritur ditën e sotme se Shqipëria asnjëherë nuk do të strehojë azilantë të "vendeve shumë të pasura".
Faqja e parë e gazetës The "Times", hapet me titullin "Emigrantët do të mbahen në Shqipëri"
