TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar përmes një mesazhi, ku bën thirrje për vettingun në politikë.
Basha shkruan në rrjetet sociale se kapja e shtetit nga pushtetarët e lidhur me oligarkët ka arritur nivelin më të lartë.
Postimi i plotë:
Kapja e shtetit nga pushtetarët e lidhur me oligarkët, ka arritur nivelin më të lartë në rajon, duke dëmtuar tregun, duke rritur çmimet e vrarë vende pune.
Prandaj, edhe këtë vit, projekt-buxheti po miratohet për t’u dhënë thelat oligarkëve dhe thërrimet qytetarëve. Që shteti të mos jetë në duart e një pakice të vogël njerëzish, që ekonomia të jetë konkurruese dhe sipërmarrësit e ndershëm të jenë të lirë të krijojnë mirëqenie, na nevojitet vettingu në politikë.
Për pastrimin e institucioneve nga të gjithë ata që, duke abuzuar me pushtetin, kanë paralizuar demokracinë dhe kanë shkatërruar ekonominë e familjeve shqiptare.