AKTUALITET, 18 Nëntor 2021, 10:43

Lufta në PD kthehet në personale/ Evi Kokalari: Grida Duma shkatërroi familjen, nuk soditet në livadhet e botës!

Lufta në PD kthehet në personale/ Evi Kokalari:  Grida Duma

Lufta në Partinë Demokratike mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, ka përfshirë edhe mbështetësit e tyre. 

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka sulmuar deputeten Grida Duma, nëpërmjet një statusi në rrjetet sosiale, duke i përmendur asaj edhe familjen dhe duke sugjeruar se Duma nuk përfaqëson vlerat konservatore. 

Kokalari shprehet se gjeneratat e reja duhet të rriten të fortë dhe të shëndetshëm, duke bërë kështu një paralelizëm me Dumën, për të cilën shprehet se "ka shkatërruar familjen e saj".

Grida Duma familjen e saj e ka shkatërruar. Ky është fakt. Ka mundësi që PD-ja konservatore të filloj të stresoj sa e domosdoshme është besimi në Zot & familja?

Gjeneratat e reja rriten të fortë në familje të shëndetsh’me. Një familje e shëndetsh’me respekton partnerin, dhe nuk sodit në livadhet e botës.

Modernizmi që ka dashur të fus George Soros nëpërmjet OJQ, ka pasur vetëm një qëllim – DENIGRIMIN e shoqërisë”, shkruan Kokalari në rrejtin social facebook.

Ndërkohë, deputetja Duma, në një shënim të saj, theksonte se Sali Berisha nuk është burrë shteti, por ka bërë veprime që tregojnë "besëprerje".