AKTUALITET, 18 Nëntor 2021, 10:06

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, familjarët e Mateo Vasiut futen me forcë në ambientet e Gjykatës: Duam drejtësi!

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, familjarët e Mateo Vasiut futen me

Në Gjykatën e Fierit do të jepen sot masa e sigurisë për Klodian Çalamanin. Ndërkohë familjarët e Mateo Vasiut kanë tentuar të futen me forcë në ambientet e gjykatës.

Ata kërkojnë të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit, të përballen me vrasësin e vogëlushit. Kjo ka sjellë përplasje me forcat e policisë, të cilët nuk i lejojnë të futen.

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, familjarët e Mateo Vasiut futen me

Situata është dramatike, nëna e 8-vjeçarin vajton në ambientet e gjykatës humbjen e të birit, ndërsa kërkon dënim maksimal për autorin.

“Jam nëna e djalit që më vranë. Kërkoj varje në mes të qytetit,” thotë nëna e vogëlushit 8-vjeçar, që iu mor jeta padrejtësisht nga fqinji.

Të afërm të tjerë kërkojnë drejtësi për Mateon e vogël. 

“Ne kërkojmë vetëm drejtësi. Sot ishte fëmija jonë nesër mund të jetë i juaji. Fëmijët janë e ardhmja, nuk mund të vriten. Përse kërcënohemi të mos i hedhim gjërat rrjeteeve. Ku është drejtësia,” thonë të afërmit.

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, familjarët e Mateo Vasiut futen me

Masa e sigurisë për Çalamanin do të jepet në orën 10:30. Klodian Çalamanin, rrëmbeu, vrau e më pas e groposi në oborrin e banesës së tij, 8 vjeçarin në fshatin Greçalli të Fierit. Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik.