TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vizita e presidentit austriak në parlament më 27 mars riktheu Lulzim Bashën në Kuvend dhe pas mbarimit të seancës ai nxitoi të ikte. Por, duke ikur me nxitim, ai tha edhe disa fjali për gazetarët që nuk i ndaheshin.
Tha se përgjegjës për gjendjen e opozitës sot është ai që ka përçarë PD-në, duke aluduar për Berishën.
Tha se të akuzuarit për paratë ruse gjenden te lista të ftuarve në festat familjare të Sali Berishës.
Dhe në fund, kur u pyet për fushatën zgjedhore, ai u përgjigj se do të merrte pjesë në mënyrë aktive:
“Sigurisht që po, në të gjithë Shqipërinë”.- ishte përgjigjia e ish-kryetarit të PD-së që komandon në hije grupimin Alibeaj, që përfaqëson vulën dhe simbolet e PD-së.
Por ndërsa ka premtuar pjesëmarrje aktive në fushatë, që ka nisur nga qeveria dhe opozita, Basha është filmuar në një restorant, me shumë gjasa në Holandë, ku jeton shumicën e kohës, duke konsumuar një ushqim të shpejtë.
Siç duket në videon e shpërdarë në rrjet shoqëruar me komente ironike, ai është në praninë e një gruaje të ulur përballë, ndërsa konsumon me duar dhe me uri të dukshme një ushqim të shpejtë.