AKTUALITET, 6 Prill 2023, 11:27

Sherr me thika pranë shkollës së muzikës 'Jan Kukuzeli' në Durrës, plagosen dy persona

Sherr me thika pranë shkollës së muzikës 'Jan

Sherr me thika pranë shkollës së muzikës 'Jan Kukuzeli', në lagjen numër 3 në qytetin bregdetar.

Raportohet se nga sulmi kanë mbetur të plagosur dy persona, me inicialet B.G dhe XH.M. Fillimisht dy personat janë konfliktuar me fjalën e më pas degradoi me përdorimin e mjeteve prerëse. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:30, në lagjen nr. 3, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit B. G., dhe Xh. M., kanë dëmtuar njëri-tjetrin, me mjete prerëse.

Të dy këta shtetas ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.