AKTUALITET, 6 Prill 2023, 10:44

Rusia organizon mbledhje në OKB për të drejtat e fëmijëve, ambasadori shqiptar ikën nga seanca: Provokim cinik, Belova duhet të arrestohet

Rusia organizon mbledhje në OKB për të drejtat e

Ambasada Shqiptare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara të Amerikës ka bërë me dije se Shqipëria është larguar nga mbledhja që po mbahej në Këshillin e Sigurimit, pasi Rusia nisi që të fliste për të drejtat e fëmijëve.

Sqarimin për largimin e ka bërë vetë ambasada shqiptare në UN. Kjo pasi sipas tyre, fjalimi i Rusisë ishte një provokim cinik, pasi përfaqësuesja e Rusisë, Maria Lvova-Belova kundërshtoi akuzat e bëra ndaj saj për rrëmbimet e fëmijëve ukrainas.

"Shqipëria mori pjesë në 'Arria-formula'. Por doli nga dhoma kur Maria Lvova-Belova, e paditur nga Gjykata Ndërkombëtare iu dha fjala, për të treguar kundërshtimin dhe refuzimin e saj për këtë provokim cinik, pasi nisi të fliste për “evakuimin” e fëmijëve ukrainas nga Ukraina në Rusi.

Belova është nën urdhër arresti, e akuzuar për dëbim dhe transferim të paligjshëm të fëmijëve. Në vend që të ligjërojë në OKB për situatën e fëmijëve në Ukrainë, ajo duhet të paraqitet në një gjykatë për t'iu përgjigjur akuzave shumë të rënda të ngritura kundër saj."-shkruan ambasada shqiptare. 

Gjatë mbledhjes, përfaqësuesit diplomatikë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, së bashku me ata të vendeve të tjera, u larguan nga salla e gjyqit, ndërsa komisionerja ruse për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, foli përmes një lidhje ‘skype’ duke mohuar akuzat e bëra ndaj Rusisë për krime lufte.

Madje Lvova-Belova, për të cilën është prerë një mandat-arresti argumentoi se Moska është e gatshme të bashkëpunojë për ribashkimin e fëmijëve ukrainas me familjet e tyre.