AKTUALITET, 15 Shkurt 2024, 16:40

Vizita në Tiranë, Blinken reagon në "X": Faleminderit Ambasadës Amerikane për mbështetjen e reformës në drejtësi dhe forcimin e partneritetit ushtarak

Vizita në Tiranë, Blinken reagon në "X": Faleminderit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar në platformën “X” teksa po zhvillon vizitën e tij të parë në Shqipëri.

Ai ka falenderuar Ambasadën Amerikane për punën në reformën zgjedhore dhe forcimin e partneriteteve ushtarake.

“Faleminderit Ambasadës së SHBA-së në Tiranë për punën tuaj të rëndësishme në prioritetet kyçe, nga ndihma për rivendosjen e mijëra aleatëve afganë deri te mbështetja e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe forcimi i partneriteteve tona ushtarake”, shkruan Blinken në “X”.