TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, pritet të vizitojë Shqipërinë të hënën. Sipas burimeve diplomatike, ardhja e tij ka në agjendë një vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes, ku do të takohet me homologun e tij, Ermal Nufin.
Më pas, ai do të pritet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa më tej do të zhvillohet një drekë pune në rezidencën kryeministrore.
Ndërkohë, pasdite Dendias do të takohet me Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joanin.