AKTUALITET, 11 Qershor 2025, 13:04

Shqetësim për vizitën e Hasanit në Athinë?! Denoncimi i Berishës: Janë kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve! Po bëhen presione të jashtëzakonshme

Shqetësim për vizitën e Hasanit në Athinë?! Denoncimi i

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ka deklaruar se janë kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtar të zgjedhjeve, sipas tij, nga kryeministri Edi Rama dhe ministri Igli Hasani, i shqetesuar me sa duket per viziten e ketij te fundit ne Athine.

Sali Berisha: Ai po bën presione të jashtëzakonshme. Janë kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtar, nuk di të ketë ndodhur në ndonjë vend tjetër. Janë kërcënuar egërsisht, vetë Rama dhe ministri i tij Ilgi Hasani.

Që këtu në Shqipëri thotë jam shqiptar, ndërsa në Greqi thotë jam grek. E morët vesh ju, çfarë është ai, as grek, as shqiptar, këta që janë si puna e këtij dhe Vangjelit, nuk janë për asnjërin komb.

Tavon e kam fjalën, jo Vangjeli aleati ynë. Këta kërcënojnë, ne mbrojmë të vërtetën para shqiptarëve dhe botës se kjo ishte një farsë.