AKTUALITET, 11 Qershor 2025, 10:37

Borxhi i pashlyer/ Sherr mes disa personave gjatë natës në zonën e Ali Demit, njëri prej tyre qëllon në ajër! Ka të shoqëruar, të tjerë në kërkim

Borxhi i pashlyer/ Sherr mes disa personave gjatë natës në

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e "Ali Demit" në Tiranë.

Sipas burimeve të gazetarit Sokol Dema, konflikti ka ndodhur në rrugë mes disa personave, ku njëri prej tyre ka qëlluar në ajër.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim.Të shoqëruarit në komisariat, të cilët kanë qenë edhe dëshmitarë okularë, nuk kanë pranuar të japin shpjegime.

Dyshohet se përplasja ka nisur për një borxh të pashlyer.