TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dhori Kule, ish-rektori i Universitetit të Tiranës, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Ende nuk dihen arsyet e paraqitjes së tij në ambientet e SPAK.
Kule është futur në ambientet e SPAK i vetëm, ndërsa ende nuk dihet arsyeja.
Kule është një prej figurave më të njohura të arsimit të lartë në Shqipëri. Ai ka shërbyer për disa mandate si dekan i Fakultetit të Ekonomisë dhe më pas si rektor i Universitetit të Tiranës.