TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këtë të mërkurë do të ekstradohet nga Dubai në Shqipëri, Armis Stafa, i konsideruar si “truri” financiar i klanit Çopja në Elbasan.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) i ka caktuar 36-vjeçarit masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.
Sipas hetimeve, ai akuzohet se ka pastruar para të përfituara nga veprimtaria kriminale të vëllezërve Franc dhe Hajadr Çopja, përmes aktivitetit të shitblerjes së automjeteve.
Ai u arrestua pak ditë më parë në Dubai dhe tashmë pritet t’i dorëzohet autoriteteve shqiptare.
Armis Stafa alias Armes Stafa do të ekstradohet këtë të mërkurë në tokën shqiptare. 36-vjeçari, kushëriri i dy vëllezërve Çopja, Franc dhe Hajdar Çopja, të cilët kishin ngritur një perandori kriminale në Elbasan, u arrestua në maj të këtj viti.
“Si rezultat i shkëmbimit në kohë reale të informacionit të siguruar nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, nëpërmjet shërbimeve të Interpol Tiranës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted” u kap në Dubai me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi Armis Stafa alias Armees Stafa, 36 vjeç, i lindur në Elbasan”, njoftoi Policia më herët,
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.
36-vjeçari akuzohet në kuadër të një procedimi penal të vitit 2022, se në bashkëpunim me të tjerë, ka pastruar nëpërmjet shitblerjes së automjeteve, paratë e shtetasve Franc Gergely alias Franc Çopja dhe Hajdar Bako alias Hajdar Çopja (vëllezër), të përfituara nga veprimtari kriminale.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Abu Dhabi, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.
Armis Stafa rezulton sipas dosjes hetimore, se merrej në Elbasan me shitjen e makinave të shtrenjta, për llogari të kushëririt Franc Çopjas. Nga bisedat del qartë se për çdo veprim 36 vjeçari komunikonte me Franc Çopjan, i cili është pronari real i mjeteve.
Po ashtu, Armis Stafa e këshillonte Franc Çopjan për veprime financiare në funksion të pastrimit të produkteve të veprës penale. Për çdo makinë që shitej në këtë biznes, Armis pyeste Francin lidhur me çmimin përfundimtar.