AKTUALITET, 11 Qershor 2025, 12:33

Akuza ndaj SPAK/ Zgjatja e hetimeve ndaj Ilir Metës, Berisha: Dëshmon frikën dhe tmerrin e Ramës! E mbajnë në qeli pa asnjë provë

Akuza ndaj SPAK/ Zgjatja e hetimeve ndaj Ilir Metës, Berisha: Dëshmon

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar një akt politik dhe kriminal zgjatjen e hetimeve me gjashtë muaj ndaj presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në një konferencë për gazetarët, Berisha tha se “ky akt dëshmon frikën dhe tmerrin e Edi Ramës nga Ilir Meta”.

Sipas tij, Ilir Meta u burgos pa asnjë urdhër arresti, por me urdhër të Edi Ramës.

“Meta u mbaj në burg si person nën hetim, pas asnjë provë, fakt penal”, tha Berisha, ndërsa shtoi se “nuk ka kufi urrejtja e Edi Ramës për kundershtarin e tij politik”.

“Është identike me urrejtjen e babait te tij xhelat që firmosi në gusht te 1988 varjen e Havzi Nelës, e njëjte me atë të dajës së tij xhelat, që kërkonte me 11 dhjetor 1990 tanket dhe mitralozat mbi studentët. Edi Rama është një njeri që udhëhiqet verbërisht nga urrejtja. Do përgjigjen për këtë vendim ndaj Metës”, tha Berisha.

Sali Berisha: Vendimi i fundit i Edi Ramës dhe Altin Troplinit për të mbajtur në burg, kryetarin e PL është një akt politik, kriminal, që dëshmon frikën dhe tmerrin e Edi Ramës nga Ilir Meta, që dëshmon papajtueshmërinë  tij, intolerancën absolutë, atërore ndaj opozitës. Ilir Meta u burgos në mënyrë brutale, pa asnjë urdhër arresti, me urdhër të vetëm të Edi Ramës.

Meta u mbaj në burg si person nën hetim , pas asnjë provë, fakt penal. Ndaj tij, edhe pasi dorëzoj dosjen në gjykatë, Altin Troplini me urdhër të Ramës kërkoj shtytje 6 muaj të hetimeve, kjo përben shkelje të ligjeve të vendit dhe konventave për të drejtat e njeriut.

Dëshmon edhe njëherë se forma më e shëmtuar e diktaturave midis të gjithave është bandokracia apo narkodiktatura. E mbajnë në qeli pa asnjë provë, vetëm dorëzojnë dosje në gjykatë pa fakt penal dhe vendosin ti zgjasin dhe 6 muaj hetimet, dhe për këtë qëllim duhet mbajtur në burg. Nuk ka kufi urrejtja e Edi Ramës për kundershtarin e tij politik.

Është identike me urrejtjen e babait te tij xhelat që firmosi në gusht te 1988 varjen e Havzi Nelës, e njëjte me atë të dajës së ti xhelat, që kërkonte me 11 dhjetor 1990 tanket dhe mitralozat mbi studentët. Edi Rama është një njeri që udhëhiqet verbërisht nga urrejtja. Do përgjigjen për këtë vendim ndaj Metës", deklaroi Berisha

Pjesë nga fjala e Berishës:

Vendimi i fundit i kreut të organizatës kriminale Edi Rama dhe Altin Troplinit për të mbajtur në burg kryetarin e Partisë së Lirisë, partisë së dytë më të madhe opozitare, është një akt politik, kriminal që dëshmon frikën dhe tmerrin e Edi Ramës nga Ilir Meta.

Që dëshmon papajtueshmërinë e tij, intolerancën absolute atërore ndaj opozitës dhe opozitarizmit.

Ilir Meta u burgos në mënyrë brutale, pa asnjë urdhër arresti, me urdhër të vetëm të Edi Ramës.

Ilir Meta u mbajt dhe mbahet në burg si person në hetim pa asnjë provë, asnjë fakt penal.

Ndaj tij, edhe pasi dorëzoi dosjen në gjykatë, Altin Troplini me urdhër të Edi Ramës, kërkoi shtytje 6 muaj të hetimeve.

Kjo përbën shkelje të rëndë të ligjeve të vendit dhe konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Kjo dëshmon edhe njëherë për të shumtën herë, konkluzionin e Samuel Huntington se forma më e shëmtuar e diktaturave, midis të gjitha diktaturave, është bandokracia apo narkodiktatura.

Huntington, ky historian gjenial dhe sociolog, në analizën që u bën diktaturave, konkludon se narkodiktatura është forma më e keqe e tyre.

Sepse, thotë Huntington, kjo diktaturë nuk respekton asnjë parim, asnjë rregull, asnjë ligj, asnjë kriter.

Urdhëroni pra, e kanë arrestuar pa i paraqitur fletë arrestin, sepse Edi Rama me çdo kusht donte që të goditej nga banditë që i kishte dërguar për atë qëllim. Një person i mbrojtur nga Garda e Republikës.

E mbajnë në qeli pa asnjë provë, vetëm urdhër politik.

Dorëzojnë dosje në gjykatë pa fakt penal dhe vendosin t’i zgjasin edhe 6 muaj hetimet dhe për këtë qëllim duhet mbajtur në burg.

Nuk ka kufi urrejtja e Edi Ramës për kundërshtarin politik.

Ajo është identike me urrejtjen e babait të tij xhelat, që firmosi në gusht të vitit 1988, varjen në litar të kundërshtarit politik, Havzi Nela.

Ajo është e njëjtë me dajon e tij xhelat, Spiro Koleka, që kërkonte me 11 dhjetor të vitit 1990, tanket dhe mitrolozët mbi studentët.

Edi Rama është një njeri që udhëhiqet verbërisht vetëm nga urrejtja dhe fakultetet më të errëta të qenies njerëzore.

Duke shprehur solidaritetin e plotë me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dënoj me forcën më të madhe vendimin e fundit të Edi Ramës dhe Altin Troplinit dhe i garantoj se do përgjigjen për këtë vendim.

I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të qëndrojë vendosmërisht ndaj narkoregjimit të Edi Ramës, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në Europë.

.