TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur lagjen pranë rrugës “Peti” në Tiranë rreth orës 03:50 të mëngjesit të sotëm, ku dyshohet se një sasi e lëndës plasëse është vendosur në portën hyrëse të garazhit të shtetasit Elvis Kosova, 39 vjeç.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete të parkuara pranë garazhit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë administruar pamjet filmike nga kamerat e sigurisë përreth zonës. Hetimet po vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për dokumentimin e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Detaje të reja pas shpërthimit të fuqishëm rreth orës 03:50 në rrugën “Peti” zbulojnë se në shënjestër ka qenë garazhi i Elvis Kosovës, 39 vjeç.
Si pasojë e eksplozivit të vendosur në portën hyrëse, u dëmtuan disa automjete, por nuk pati të lënduar.
Kosova është një emër jo i panjohur për autoritetet pasi ka precedent penal të mëparshëm pasi në gusht 2024 u arrestua për vjedhjen e një Audi R8 me vlerë 200 mijë euro, së bashku me një shtetas turk.
Policia po heton në pistën e hakmarrjes apo konflikteve të mëparshme të Kosovës. Janë sekuestruar pamjet filmike dhe grupi hetimor vijon punën për identifikimin e autorëve.