TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një depo nafte ruse, në atë që pretendohet se ishte goditje e një sulmi ajror ukrainas, shkruan Mirror.
Dy helikopterë të forcave të armatosura të Ukrainës dyshohet se qëlluan depon e naftës të vendosur në Belgorod, vetëm pak kilometra larg nga kufiri i Rusisë me Ukrainën, duke shkaktuar zjarrin masiv, bëri me dije guvernatori i rajonit, Vyacheslav Gladkov.
Ai pretendoi se helikopterët ukrainas hynë në territorin rus pasi fluturuan në lartësi të ulët.
Në internet janë postuar dhe imazhet me video të sulmit të dyshuar që tregojnë atë që duket se disa raketa u lëshuan nga një lartësi e ulët, e më pas ndodh një shpërthim.
Ngjarja vjen dy ditë pasi provinca u trondit nga shpërthimet në një depo armësh.
Dy persona u lënduan nga zjarri të premten, konfirmoi Gladkov në rrjetin social Telegram dhe banorët e disa zonave në qytet janë evakuuar.
Por firma ruse e naftës Rosneft, e cila zotëron depon e naftës së goditur, tha në një deklaratë se askush nuk u lëndua nga zjarri, megjithëse nuk dha asnjë informacion për shkakun.
Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për asnjë nga incidentet.
Media shtetërore ruse raportoi se bombardimet e Ukrainës goditën arsenalin e armëve duke shkaktuar shpërthimin e fortë.