AKTUALITET, 24 Mars 2022, 15:05

Shpërthim me tritol në Vaun e Dejës

Shpërthim me tritol në Vaun e Dejës

Një shpërthim ka ndodhur pranë banesës së një 66-vjeçari në Vaun e Dejës. Njoftohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe se në portën e jashtme të 66-vjeçarit A. P. është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse.

Lënda ka plasur e për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale në portën e oborrit të banesës.

Vijojnë hetimet për zbardhje e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. 

Njoftimi i policisë

Rreth orës 11:00 jemi njoftuar se gjatë natës, në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, në portën e rrethimit të jashtëm të banesës së shtetasit A. P., 66 vjeç, është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse, e cila ka shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e oborrit të banesës.

Vijojnë veprimet hetimore në vendin e ngjarjes duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.